Reagimi i Ministrisë së Bujqësisë për paditë ndaj zyrtarëve të saj nga LVV

Minsitria e Bujqësisë ka reaguar pas padive për zyrtarë të saj nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ata përmes një komunikatë për media thonë se mbështesin sektorin e bujqësisë dhe se e gjithë procedura e ndarjes së granteve është bërë bazuar në procedura dhe kritere, që janë publikuar në uebfaqe të ministrisë.

“Prandaj, këto procese dhe mbarëvajtja e ndarjes së mbështetjes financiare për fermerët nuk mund ta njollos asnjë tendencë politike, përkundër përpjekjeve paraelektorale që subjektet politike mund t’i kenë”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Ata thonë se ka rënë edhe numri i ankesave të fermerëve në lidhje me subvencionet dhe grantet investive.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme