Shefi i Grupit Parlementar të Nismas Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se kushdo që merr iniciativën për të shpërbërë Kuvendin, duhet të marrë përgjegjësinë për të shkuar në zgjedhje.
Sherifi në një linjë telefonike për Info Magazine, ka deklaruar se Nisma do ta mbështes të hënën idenë për shpërndarjen e Kuvendit, njofton Klan Kosova.
”Nuk jemi në kohën e lojërave, në kohën e zhagitjeve, por jemi në kohën kur duhet të veprojmë”.
”Për dy vjet mandat na kanë mbajtur çdo dy javë me seanca të jashtëzakonshme me tema të zakonshme. Ata kanë mund të thërrasin edhe më herët këtë seancë të jashtëzakonshme për ta shpërbërë legjilacionin”.
”Dhe këtu dihet kush do zgjedhje, dhe kush do të bënë lojë me vendimin për zgjedhje. Nisma do të mbështes idenë për shpërndarjen e Kuvendit. Nisma të hënën do të mbështes dhe do të jap votat pro kësaj iniciative, pra shpërbërjes së këtij legjislacioni”.
”Uroj që të gjithë pa përjashtim të jenë unik që mandatin t’ja kthejmë sovranit”, ka përfunduar ai.