Pacolli tregon ‘fuqinë’, i kapet edhe Rusisë për disa pasaporta

Ministri i jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, duke parë punën e tij që ka, sot ka bërë një reagim përtej kufijve të Ballkanit, sot është ‘kapur’ me Rusinë.

Pacolli përmes një cicërime nga Twitter, ka bërë thirrje që Rusia të ndaloj politikën e saj kundrejt Ukrainës.

Ah po thotë se Kosova nuk do t’i pranoj pasaportat që ka lëshuar Rusia për banorët e dy qyteteve në Ukrainë.

“Kosova nuk i pranon të ashtuquajturat pasaporta që lëshon Rusia për qytetarët e Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainë. Kosova përkrah fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Rusia duhet të ndaloj ndërhyrjen e paligjshme në Ukrainë dhe të largoj trupat e saj nga aty” shkruan Pacolli në Twitter.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme