Apple pa zhurmë të madhe është duke ruajtur historinë e thirrjeve në iCloud.
Numrat telefonikë, koha e thirrjeve dhe datat janë të ruajtura në iCloud, por kjo nuk është diçka që këshillon Apple për përdoruesit e saj.
Që prej lansimit të sistemit operativ iOS 8, Apple vazhdimisht ka refuzuar kërkesat e qeverisë për marrje të informacioneve nga pajisjet e saj.
“Pajisjet me iOS 8 dhe versionet më të reja, të gjitha të dhënat personale i ruajnë në vendin me fjalëkalim. Të gjitha pajisjet që operojnë me këtë sistem kanë një fjalëkalim të cilin e di vetëm përdoruesi”, ka njoftuar Apple.
Apple vazhdimisht ka ruajtur të dhënat në cloud. Të dhënat e iCloud janë pak të ruajtura, duke ia mundësuar Apple-it dhe palës së tretë që të kenë qasje nëpër këto të dhëna, transmeton Koha.net.
Ruajtja e thirrjeve dhe të dhënave tjera mund të ndalet në iPhone. Kjo bëhet duke ndalur funksionin iCloud Drive.