Pas takimit me Isa Mustafën, flet Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.

Gjatë ditës së sotme janë takuar lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, shkruan lajmi.net.

Edhe pse pas këtij takimi asnjëri prej tyre nuk u deklaruan për medie, është Kurti ai i cili ka treguar se çfarë ka ndodhur në këtë takim përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Kurti ka thënë se me Mustafën kanë biseduar për situatën aktuale politike dhe se janë dakorduar që të dyja grupet parlamentare LDK dhe Vetëvendosje, më 22 gusht do të jenë në përbërje të plotë për ta shpërndarë Kuvendin e për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja demokratike.

Postimi i plotë i Kurtit pa ndërhyrje:

Ky ishte takimi i parë me Prof. Isa Mustafën pas rizgjedhjes së tij kryetar i LDK-së.

I urova punë të mbarë dhe shëndet.

Biseduam për situatën politike në vend dhe gjendjen e rëndë ekonomike, për nevojën e daljes nga kriza dhe të vendosjes së shtetit në binarët e zhvillimit.

Me 22 gusht dy grupet tona parlamentare do të jenë në përbërje të plotë për ta shpërndarë Kuvendin e për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja demokratike.

Konstatuam që tashmë shpresa po rikthehet te qytetarët, për një të ardhme me drejtësi e përparim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme