Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur dje në qytetin e Pejës. Aty një djalë e ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 minuta. Policia e ka arrestuar abuzuesin.
“Pejë 12.08.2019 -23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që kishte sulmuar fizikisht me grushte viktimën femër (nënën e tij). Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje sipas policisë, viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor.