Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten në Gjilan një person nën dyshimin se organizonte veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit.
“Pas pranimit të këtyre informacioneve menjëherë është njoftuar Prokuroria Themelore – Gjilan ku pas marrjes së urdhrit verbal nga prokurori i shtetit, nën asistimin e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NjRSh) – Gjilan është bastisur një lokacion (lokal) në të cilin janë hasur disa persona (lojtarë) duke luajtur në lokal, ku në mesin e këtyre personave është hasur edhe i dyshuari pronari i lokalit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në lokacionin e bastisur janë gjetur dhe janë konfiskuar :
21 shtëpiza kompjuterike,
26 monitor,
5 monitor-tabela të bingos,
1 sferë e topave bingo.
Janë konfiskuar edhe mjete financiare në vlerë të përgjithshme prej 144 euro.
Pas bastisjes, për intervistim janë shoqëruar 4 persona të cilët deklaruar se në këtë lokal kanë luajtur lojëra të fatit, për intervistim po ashtu është shoqëruar edhe i dyshuari/pronari i lokalit ku pas intervistimit me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.