Mijëra qytetarë janë tubuar në Shkup për t’i dhënë mbështetje popullit turk, qeverisë së Turqisë dhe presidentit Rexhep Tajip Erdogan, me këtë rast duke e dënuar tentimin për grusht shteti në Turqi më 15 korrik.
Në këtë tubim të organizuar nga asociacioni i shoqatave turke në Maqedoni, MATUSITEB, po marrin pjesë edhe shumë organizata joqeveritare nga Shkupi, si, SH.K “Vizioni-M”, SH.K.H “Merhamet”, SH.E “Parimi kulturor” dhe shumë të tjera, njofton Shenja.
Më herët, një tubim i ngjashëm ishte bërë edhe në Preshevë.