Drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq ka thënë se është e rëndësishme që serbët e Kosovës dhe Malit të Zi të bashkohen dhe ta votojnë Listën Serbe, raporton Gazeta Blic.
Ai u ka bërë thirrje atyre që në mënyrë unanime ta votojë këtë listë, shkruan Tanjug.
“Është shumë e rëndësishme që serbet e Kosovës të veprojnë në mënyrë unike ndaj shqiptarëve dhe ndaj gjithë të tjerëve. Kjo është arsyeja se pse Lista Serbe është një instrument i rëndësishëm i shtetit të Serbisë dhe Beogradit në bashkëpunimin dhe luftën tonë drejt interesave tona në Kosovë”, ka thënë ai.
Ndryshe, Lista Serbe është injoruar nga partitë tjera serbe në Kosovë të cilat kanë bërë koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e 6 tetorit.