Ish-bashkëpunëtorja e Oliver Ivanoviqit nesër sërish para hetuesve në lidhje me vrasjen e tij

Ksenija Bozhoviq, nënkryetar e IQ SDP dhe bashkëpunëtore e afërt e Oliver Ivanoviqit, ka marrë dje ftesë për intervistim në cilësinë e dëshmitares në lidhje me vrasjen e liderit të kësaj partie, Oliver Ivanoviqit.

Lajmin ajo ia ka konfirmuar portalit KoSSev në gjuhën serbe dhe ka deklaruar se do t’i përgjigjet ftesës, transmeton Koha.net.

“Sot rreth orës 14 policë nga Njësiti i Hetimeve Policore kanë ardhur për të ma dorëzuar ftesën që më 4 shtator në orën dhjetë të paraqitem në cilësinë e dëshmitares për veprën penale vrasje. Unë tashmë dy herë kamë dhënë deklarata para Prokurorisë Speciale Hetimore në cilësinë e dëshmitares”, i ka thënë ajo KoSSev-it.

Ajo, duke përmendur edhe emrin e Silvana Arsoviqit, shprehu habinë “Pse vetëm neve na ftojnë si bashkëpunëtore të tij më të afërta dhe na maltretojnë kaq herë. Çfarë presin se mund të themi ne të re. Ky është presion ndaj nesh dhe kjo është e lodhshme”, është shprehur ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme