Ajo që vazhdimisht ngacmon kureshtjen, janë emrat e uraganeve dhe stuhive te fuqishme.
Organizata Meteorologjike Botërore e pagëzon me një emër të kuptueshëm dhe të shkurtër një stuhi të fuqishme e cila mund të jetë vdekjeprurëse për t’u mbajtur mend, por emri gjithashtu u lehtëson punën metereologëve që ndjekin dhe studiojnë këto stuhi.
Emërtimi i stuhive ka nisur që në vitin 1953 dhe deri në vitin 1978, ato pagëzohej vetëm me emra grash sipas një rendi alfabetik. Përshembull, uragani i parë është pagëzuar me emrin “Able”, i dyti “Baker” dhe i treti “Charlie”. Por, organizata u detyrua të përfshijë edhe emrat e burrave për të shmangur përsëritjen e emërtimeve te stuhive, transmeton VizionPlus..
Po ashtu, Organizata Meteorologjike Botërore bën gati një listë të përvitshme ku emëron edhe stuhitë që do të godasin SHBA-të deri në vitin 2025. E deri atëherë amerikanët do të duhet të përgatiten për të përballur disa nga uraganët e pagëzuar me emrat Bill, Daniele, Emily, Leslie, Elsa, Umberto, Grace, etj.