Ka ndërruar jetë Prof. Ahmet Kelmendi

Në moshën 87 vjeçare sot në Prishtinë ka ndërruar jetë gjuhëtari i njohur, Ahmeti Kelmendi. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar familja. Ai tash e një kohë vuante nga sëmundje e moshës.

I lindur në Pejë, profesor Ahmet Kelmendi në vitet e ’40-ta të shekullit të kaluar një kohë punoi mësues në Drenicë, ndërkohë kreu studimet në Fakultetin e Filologjisë – degën e albanologjisë, në Universitetin e Beogradit dhe pastaj punoi profesor në Gjimnazin e Pejës.

Një kohë ishte korrespondent nga Peja i gazetës “Rilindja” e më vonë disa vite punoi në redaksinë e kësaj gazete. Pas mbarimit të studimeve pasuniversitare nga fusha e gjuhësisë në Universitetin e Zagrebit, u zgjodh profesor në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës, ku punoi deri sa u pensionua.

U mor me gjuhësi dhe nga kjo fushë boti një varg punimesh dhe veprash shkencore.

Ishte një atdhetar, veprimtar shumëvjeçar i arsimit, shkencës e kulturës, studiues e botues, mbi të gjitha një fanatik i standardit të shqipes letrare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme