Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kujton viktimat që humbën jetën më 11 shtator të 2001-së në SHBA.
Kurti tha se në atë ditë vdekja ra nga qielli, transmeton Klan Kosova.
“Mijëra njerëz me prejardhje nga e gjithë bota u vranë e me mijëra të tjerë u plagosën nga një sulm terrorist i cili tronditi gjithë botën”.
“Kosova bashkëndjen thellë me dhimbjen e popullit amerikan dhe familjet e viktimave. Ne e dimë se çdo të thotë humbja e njerëzve të pafajshëm pasi edhe sot jetojmë çdo ditë me dhimbjet dhe pasojat e luftës, me ankthin dhe vuajtjet për ata që ende janë të pagjetur”.
“Ne jemi mirënjohës për ndihmën, përkrahjen dhe miqësinë e popullit amerikan dhe të vendosur për luftimin e terrorizmit të të gjitha ngjyrave dhe krahëve” ka shkruar Kurti në Facebook.