Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i tha Zërit të Amerikës se asnjëherë nuk ka qenë në tryezën e bisedimeve mundësia e ndryshimit të kufijve, transmeton Gazeta Metro.
Presidenti Thaçi tha se asnjëherë nuk ka qenë në tryezën e bisedimeve mundësia e ndryshimit të kufijve, ide që ishin hedhur në verën e vitit të kaluar si mundësi për të arritur një marrëveshje ndërmjet palëve.
Ai tha se kurrë nuk ka qenë në tryezë të bisedimeve ndryshimi i kufijve të Kosovës, sipas tij integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm.
“Kurrë nuk ka qenë në tryezë ndryshimi i kufijve. Integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm. Të gjithë ata që kanë folur për ndryshim të kufijve të Kosovës kanë prezantuar një mashtrim për opinionin publik me karakter elektoral. Territori i Kosovës është i paprekshëm. Por unë gjithmonë respektoj të drejtën e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit që t’i bashkëngjiten Republikës së Kosovës, pa u cenuar asnjë centimetër i territorit të Kosovës. Të gjitha opinionet tjera janë gënjeshtra”, tha ai.
Vazhdimi i bisedimeve mund të pritet pas zgjedhjeve në Kosovë dhe diplomatët shpresojnë që kjo të ndodhë para se Serbia të hyjë në periudhën e zgjedhjeve që mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.
Kujtojmë se kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka akuzuar hapur presidentin Thaçi se ka dashur ndryshimin e kufijve të Kosovës.