Edhe pas tri vjetësh, pushteti në Gjakovë fajëson pararendësit!

Raporti mbi pasqyrën financiare për gjysmën e parë të vitit 2016 ka dalë jo i kënaqshëm për Komunën e Gjakovës. E kur kanë kaluar gati tri vjet në qeverisje, pushteti aktual ende po ankohet në atë që po e cilëson si keqqeverisje nga e kaluara.

Drejtori komunal për buxhet dhe financa në Komunën e Gjakovës, Teki Shala ka thënë se për shkak të borxheve të trashëguara nga ish-qeverisja, përmbaruesit kosovarë kanë tërhequr njëanshëm rreth 500 mijë euro nga buxheti i komunës së Gjakovës vetëm në 6 muajt e parë të vitit 2016, me një trend të rritjes së vazhdueshme të kësaj dukurie.

Në një njoftim të Komunës së Gjakovës thuhet se Shala gjatë raportimit para bordit të drejtorëve në lidhje me pasqyrën financiare të gjysmës së parë të vitit 2016, ka thënë se një trend i tillë është në rritje, pasi vetëm gjatë muajit të fundit janë në procedurë të tërheqjes së njëanshme edhe të 200 mijë eurove tjera, gjë që e deri me tani e përgjithëson shumën në rreth 700 mijë euro, përcjell ksp.

“Kjo gjë na vështirëson realizimin e projekteve të planifikuara, pasi në mungesë të mjeteve do të detyrohemi që shumë projekte të ndërpriten”, ka thënë drejtori Shala.

Tërheqja e një anshme e mjeteve nga ana e përmbaruesve është më e madhja gjatë 3 viteve të fundit, në periudhën e njëjtë kohore, pasi në vitin 2014 janë tërhequr 300 mijë euro dhe në vitin 2015 janë tërhequr 200 mijë euro.

Në këtë raport, drejtori Shala ka dhënë edhe lajme të mira në aspektin financiar, siç është rritja e inkasimit të të hyrave, që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është më e madhe për rreth 29 për qind.

Sipas drejtorit Shala, gjatë periudhës janar – qershor 2016, është realizuar 98 për qind e planifikimit të të hyrave. Ndikim pozitiv në këtë realizim kanë pasur të hyrat nga tatimi në pronë, segment i cili ka pasur rritje gjatë kësaj periudhe kohore.

Komuna e Gjakovës ka pasur rezultate të kënaqshme edhe në shpenzimin e buxhetit të paracaktuar, pasi gjatë periudhës 6 mujore ka shpenzuar 102 për qind të buxhetit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme