Ushtrojnë presion që të votohet Lista Serbe, një muaj paraburgim dy personave

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurve Zh.D. dhe V. B.

Sipas njoftimit, të pandehurit dyshohen se me datë 26 dhe 27 shtator 2019, në vazhdimësi kanë ushtruar presion dhe kanë kanosur të dëmtuarit O. K., S. K. dhe J. K., që në zgjedhjet që pritet të mbahen të dielën të përkrahin dhe votojnë partinë Lista Serbe.

Me këto veprime të pandehurit dyshohen të kenë kryer veprën penale ‘’cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme