Portieri i FK Partizani bie nga kati 6, FK Partizani-Policisë: S’është në depresion

Bie nga kati i gjashtë i një pallati në lagjen “Medar Shtylla”, portieri i Partizanit Aldo Teqja, 24 vjeç. Ai është dërguar në spitalin e Traumës ku është jashtë rrezikut për jetën. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar Policia e Shtetit dhe Klubi i Partizanit.

Sipas policisë Teqja është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa sipas Klubit të tij të futbollit ngjarja ka qenë aksidentale.

“Klubi njofton se pjestari i ekipit Aldo Teqja siç edhe është raportuar në media ka pësuar një aksident menjëherë pas përfundimit të takimit Partizani – Teuta.Aktualisht portieri Teqja gjendet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë nën mbikqyrjen e mjekëve, fatmirësisht jasht rrezikut për jetën.Mjekët e spitalit janë duke monitoruar gjendjen e Lojtarit. Prezent në ambientet jashtë spitalit janë shokët e skuadrës, stafi dhe drejtues të Klubit”, njofton Klubi i Partizanit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme