Qeveria e Kosovës në vazhdimësi shprehet se ka prioritet përshpejtimin e axhendës evropiane të Kosovës.
Por janë bërë më shumë se dy muaj qëkur Ministria e Integrimeve Evropiane ka mbetur pa titullar, pas largimit të ish-ministrit Bekim Çollaku, për t’iu bashkuar kabinetit të presidentit Hashim Thaçi.
Partnerët e koalicionit nuk kanë dhënë arsyet e këtyre vonesave. Por burime të gazetës Express kanë thënë se PDK-ja nuk është fort e interesuar për ta plotësuar këtë post, “pasi tani orientimi është kthyer nga zgjedhjet e parakohshme”.
Sekretari i Partisë Demokratike, i pyetur për vonesat në emërimin e ministrit, ka thënë se për momentin nuk mund të flasin. Ai ka thënë se aktualisht janë të fokusuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit.