Sekreti i shtetit më të pastër të botës

Nxënësit rrinë ulur e pa bëzan, me çantat vendosura nëpër banka, teksa mezi s’presin që të shkojnë në shtëpi pas një tjetër dite të lodhshme me shtatë orë 50-minutëshe mësimore.

Dëgjojnë me vëmendje teksa mësuesi ua tregon orarin e së nesërmes. Pastaj, siç akëcilën ditë tjetër, mësuesi e përmbyll me fjalët: “Në rregull të gjithë, lista e sotme e pastrimit. Rreshtat një dhe dy do të pastrojnë klasën. Rreshtat tre dhe katër, korridoret dhe shkallët. Dhe rreshti i pestë do të pastrojë tualetet”.

Disa nga rreshti i pestë rrudhin vetullat, ama të gjithë ngrihen në këmbë, kapin fshesat, leckat dhe kovat nga pjesa e prapme e klasës dhe nisen drejt tualeteve. Të ngjashme janë skenat në të gjitha shkollat përreth vendit, transmeton Koha Ditore shkrimin e BBC.

Shumica e atyre që e vizitojnë Japoninë për herë të parë mahniten nga fakti se sa i pastër është vendi. Pastaj vënë re se aty nuk ka fare shporta mbeturinash. Dhe as pastrues rrugësh. Andaj pyeten: si ia del Japonia të jetë kaq e pastër?

Mësimi i pastërtisë që nga fëmijëria

Përgjigja fare e thjeshtë është se qytetarët vetë kujdesen që të jetë ashtu.

“Gjatë 12 vjetëve të shkollimit, nga shkolla fillore deri në të mesmen, pastrimi ishte pjesë e orarit të përditshëm mësimor”, thotë Maiko Awane, ndihmësdrejtor i zyrës së prefekturës së Hiroshimës në Tokio.

“Edhe në shtëpi, prindërit na mësojnë se është keq nëse nuk i mbajmë si duhet dhe të pastra hapësirat tona”. Përfshirja e këtij elementi të vetëdijes shoqërore në kurrikula shkollore ndihmon fëmijët që të zhvillojnë vetëdije dhe të jenë krenarë për rrethin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme