Kursimet e individëve në bankat e Shqipërisë, 9.3 miliardë euro

Familjet shqiptare zotërojnë kursime në vlerën e 1.14 trilionë lekëve ose rreth 9.3 miliardë euro. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në mesin e këtij viti kursimet e individëve u rritën me 3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Këto kursime përfshijnë të gjitha asetet financiare të individëve rezidentë, përfshi depozitat bankare, bonot, obligacionet, si edhe kuotat në fondet e investimeve dhe ato të pensioneve. Depozitat bankare dominojnë dukshëm strukturën e kursimeve të shqiptarëve, me pothuajse 83% të vlerës totale. Depozitat e individëve në fund të qershorit kishin vlerën e 945 miliardë lekëve, në rritje vjetore krahasuar me 4.5%. Në një vit, shqiptarët i kanë shtuar depozitat e tyre bankare me 41 miliardë lekë, shifër kjo e ndarë pothuajse në mënyrë të barabartë mes depozitave në lekë dhe atyre në valutë.

Instrumenti i dytë më i rëndësishëm për investimin e kursimeve të individëve janë titujt e borxhit të qeverisë shqiptare. Bonot dhe obligacionet në portofolin e tyre kishin në fund të qershorit vlerën e 134 miliardë lekëve ose afërsisht 1.1 miliard eurove. Por, në 12 muajt e fundit interesi i shqiptarëve për këto instrumente ka rënë. Vlera totale e bonove dhe obligacioneve të mbajtura nga individët ka rënë me 8 miliardë lekë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme