Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se ka marr shumë urime për rezultatin që ka arritur në zgjedhjet e 6 tetorit.
Kurtin e kanë uruar personalitete nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina, etj.
Postimi i Kurtit në Facebook:
Gjatë dy javëve të fundit pranova shumë telefonata, mesazhe e letra urimi për rezultatin dhe suksesin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e 6 tetorit. Nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, Kryetari i Kryesisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, z. Zheljko Komshiq, Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, z. Genc Nimanbegu, ish Presidenti i Kroacisë, z. Stjepan Mesiq, e shumë të tjerë. Me bashkëpunim të ngushtë me partnerët fqinjë e miq tonë, do të jemi një hap përpara zhvillimit e integrimit tonë. U jam mirënjohës të gjithëve për urimet, përgëzimet dhe gatishmërinë e shprehur për mbështetje.