Trump kërcënon vendet evropiane se do t’ua lëshojë në kufij luftëtarët e ISIS-it

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërcënuar vendet evropiane se do t’ua lëshojë në kufij luftëtarët e ISIS-it, nëse qeveritë e tyre nuk fillojnë t’i riatdhesojnë ata nga kampet e Sirisë.

Duke folur në konferencën për vrasjen e liderit të ISISIt, Abu Bakr al-Baghdadi, presidenti amerikan tha se shtetet evropiane janë një zhgënjim i jashtëzakonshëm.

Pasi i falënderoi Rusinë, Turqinë, Sirinë dhe Irakun për dhënien e ndihmës për operacionin e kapjes së liderit të ISIS-it, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se ai personalisht iu ka bërë presion vendeve të BE-së që t’i marrin pjesëtarët e burgosur të ISIS-it.

“Ata erdhën nga Franca, ata erdhën nga Gjermania, ata erdhën nga Britania. Ata erdhën nga shumë shtete. Unë iu thashë se nëse nuk i marrin, do t’ua dërgoj në kufijtë e tyre dhe pastaj ata mund të zbaviten duke i zënë përsëri”, tha presidenti amerikan.

Ai shtoi se, nëse të burgosurit e ISIS-it ikin nga kampet e kontrolluara nga kurdët, Shtetet e Bashkuara nuk do t’i kapin njerëzit që duan të kthehen në Gjermani, Francë, Britani dhe në pjesë të tjera të Evropës.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka bërë kërcënime të tilla edhe në të kaluarën. Para disa javësh, ai kishte deklaruar se nuk mërzitet për ikjen e luftëtarëve të ISIS-it nga burgjet, sepse, siç kishte thënë ai, ata do të shkojnë në Evropë, shkruan “Independent”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme