Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë, gjatë inspektimit nuk ka gjetur asnjë veprim të institucionit, i cili në çfarëdo mënyre do të ishte nxitës apo shkaktar i vdekjes së Astrit Deharit, por për shkak siç thuhet neglizhencës procedurale ka suspenduar katër zyrtarë të Qendrës së Paraburgimit në Prizren.
Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë, gjatë zbatimit të procedurës së inspektimit, në pajtim me detyrat dhe obligimet e veta ligjore, ka dërguar raportin e Inspektimit të procedurave te ndjekura me rastin e vdekjes së të burgosurit Astrit Dehari.
“Inspektorati gjatë inspektimit nuk ka gjetur asnjë veprim të institucionit, i cili në çfarëdo mënyre do të ishte nxitës apo shkaktar i vdekjes së A.D. edhe pse janë identifikuar disa neglizhenca procedurale. Si pasojë e këtyre neglizhencave janë iniciuar procedurat disiplinore ndaj një zyrtari korrektues, dy mbikëqyrësve si dhe ushtruesit të detyrës së Drejtorit, të cilëve po ashtu u është shqiptuar edhe masa e suspendimit si masë paraprake”, thuhet në njoftim.