Një zyrtar i Agjencionit Kosovar për Krahasimin dhe Verifikimin e Pronave, ka informuar se i dyshuari nën kërcënimin e armës së zjarrit, i ka penguar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Miraqe të Vushtrrisë , ku është arrestuar i dyshuari. Me vendim të prokurorit është bërë kontrollimi i shtëpisë së të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.