Që nga fillimi i luftës në Siri, rreth 80 shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët janë përfshirë në formacionet e armatosura, logjistikë ose kanë shërbyer si shoqërues në vatrat e luftës, janë kthyer në vendlindje. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat posedojnë deri në prill të këtij viti, në mesin e të kthyerve është një grua dhe një fëmijë i moshës së mitur. Nga kjo ministri informojnë se aktualisht në kampet e emigrantëve në Siri ka edhe disa shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Ministria e Punëve të Brendshme
“Sipas informative, të cilat posedon MVR, 4 gra – shtetase të Maqedonisë së Veriut, së bashku me 7 fëmijët e tyre, disa prej të cilëve gjithashtu janë shtetasit tanë, aktualisht qëndrojnë në kampet e emigrantëve në Siri.”
Nga burime të sigurta, Alsat mëson se jashtë kampeve të emigrantëve, por në territorin e Sirisë janë me dhjetëra shtetas të Maqedonisë së Veriut. Por konfirmim për këtë të informatë nuk arritëm të marrin dot nga zv/ministri i brendshëm Agim Nuhiu.
Sipas autoriteteve, dy nga gratë që janë brenda kampeve në Siri, me ndërhyrjen e Kryqit të Kuq janë vënë në kontakt me Ministrinë e punëve të jashtme. Nga atje thonë se janë në proces të kthimit.
Ministria e Punëve të Jashtme
“Kontaktet me Ministrinë e punëve të jashtme janë vënë në dispozicion për të ju dhënë dokumentet e udhëtimit dhe për të realizuar transportin nga Siria në Maqedoninë e Veriut.”
Nga Ministria e punëve të brendshme thonë se nuk janë kompetentë të veprojnë më tej, por bëjnë thirrje që me të kthyerit nga vatrat e luftës duhet tu bëhet trajtim i veçantë i risocializimit dhe i heqjes së elementeve të radikalizmit ekstremist. MPB thotë jashtë përgjegjësive të tyre është që të operojnë jashtë territorit të shtetit, por gjithçka që thonë, është se kategoria e personave të lartpërmendur deri në këtë moment nuk është objekt i ndjekjes penale. Që nga prilli e këtej, përveç Ministrisë së jashtme me këtë çështje do të merret edhe Agjencia për Siguri Kombëtare, e cila zëvendëson Drejtorinë për kundërzbulim./Alsat