Biznesmeni nga Kosova i shndërruar në politikan refuzohet për herë të dytë për investime strategjike në Shqipëri. Pas refuzimit nga ana e qeverisë “Berisha” për të blerë hotel “Dajtin” në qendër të Tiranës, Behgjet Pacolli është refuzuar sërish, por kësaj radhe për të investuar në bregdetin e Shqipërisë Qendrore, në Divjakë të Lushnjës.
Arsyeja kryesore e refuzimit ka qenë se biznesmeni Pacolli me investimin e tij në bregdetin e Divjakës rrezikonte kryesisht Pelikanin Kaçurrel, një specie vazhdimisht e rrezikuar të zhduket. Bregdeti i Divjakës është një ndër pikat më perëndimore të banuara nga pelikani kaçurrel.
“Mabetex”, një shoqëri shumëmiliardëshe ndërtimesh nën pronësinë e biznesmenit dhe politikanit Behgjet Pacolli, propozoi fillimisht në vitin 2017 synimin për të marrë tokën nën pronësi publike përgjatë bregut të detit pranë lagunës së Karavastasë në bashkinë Divjakë, me synimin për të ndërtuar një seri pallatesh e hotelesh me vlerë investimi të premtuar prej 1 miliard dollarësh.
Projekti i kompanisë “Mabatex” u prezantua në një seancë dëgjimore me banorët e zonës ne fund të muajit prill të vitit 2017 në qytezën e Divjakës; megjithatë, aktivistët mjedisorë u shprehen se kompania ka qenë e kursyer mbi detajet.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)