Dërguti: Fashizmi i shteti maqedonas synon zhdukjen e çdo gjurme shqiptare

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe deputetja nga radhet e Lëvizjes Vetëvendosjes Aida Dërguti në një postim në Facebook ka reaguar pas vandalizmit në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir, në të cilën ishte shkruar parulla kërcënuese “Vdekje shqiptarëve”.

Ajo ka thënë se nëse nuk reagojmë si komb, sulmet e këtilla do të vazhdojnë dhe gjendja e shqiptarëve në Maqedoni dhe jo vetëm, siç thotë ajo, do të përkeqësohet edhe më shumë.

Postimi i plotë i Dërgutit:

Përderisa faktori shqiptar në Maqedoni është i përçarë dhe i preokupuar me betejat e vogla për ta mposhtur njëri-tjetrin në zgjedhje, fashizmi i shtetit maqedon në rritje vandalizon Shtëpinë e Alfabetit në Manastir nën parullën “Vdekje shqiptarëve”. Ky fashizëm synon të zhduk çdo gjurmë shqiptare. Ky sulm vandal mbi gjuhën shqipe, nyjen tonë kombëtare, prek secilin prej nesh dhe kërkon reagim mbarëshqiptar institucional nga Shkupi, Tirana e Prishtina. Nëse nuk reagojmë si komb, sulmet e këtilla do të vazhdojnë dhe gjendja e shqiptarëve në Maqedoni dhe jo vetëm, do të përkeqësohet edhe më shumë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme