Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zgjedhur që ta shpërndajë një foto në të cilën ka një thënie të një dijetari irlam.
Pak para mbledhjes së Qeverisë, Rama, foton e ka shpërndarë në rrjetin e tij social në Facebook.
“Nëse kishte pasur mençuria prindër, ata do të kishin qenë: durimi dhe verifikimi i lajmit që e dëgjon”, thuhet në thënien e shenjtë që Rama e ka postuar.
E në këto momente është duke u zhvilluar mbledhja e 5 e jashtëzakonshme e qeverisë pas tërmetit të 26 nëntorit.
Kryeministri tha se të gjithë familjet që kanë humbur familjarët në këtë tërmet do të marrin një trajtim financiar.
“100 mijë lekë në muaj do të marrin për të gjithë jetën”- tha kryeministri Rama.
Tërmeti me magnitudë 6.3 që goditi Shqipërinë pesë ditë më parë ku humbën jetën së paku 51 persona dhe mijëra u lënduan, la vendin të dërrmuar me pasoja të rënda.
Shqipëria duket se nuk po gjen qetësi nga lëkundjet e njëpasnjëshme të tokës. Natën e së dielës një tjetër tërmet me magnitudë u dëgjua në Shqipëri.
Megjithatë, vende nga e gjithë bota i dolën në ndihmë familjeve të prekura, duke dërguar ndihma dhe duke mbledhur fonde për rindërtimin e shtëpive të atyre qe mbetën të pastrehë.
Në ditën e diel, në qytetin e Durrësit, i cili është më i dëmtuari nga tërmetet, filluan shembjet e qëllimshme të godinave që konsiderohen të rrezikshme. Bëhet e ditur se 40 është numri total i atyre që përbëjnë rrezik dhe se duhet të shemben.