Një dokumentar i ri tronditës në Channel 4, “The Secret Family”, ka vënë përballë një grua me të vëllanë e saj, i cili e dhunoi gjatë gjithë fëmijërisë së tyre.
33-vjeçarja Kath nga Midlands, ishte abuzuar seksualisht nga vëllai i saj i madh Robert, atëherë 11 vjeç, nga mosha 7 vjeçe dhe u dhunua “tre herë në javë” për katër vjet.
Për 25 vite me radhë ajo e kishte mbajtur të fshehtë një gjë të tillë, nga frika se askush nuk do ta besonte atë. Por Kath vendosi që historinë e saj t’ja tregonte familjes pasi u bë vetë nënë në moshën 32-vjeçare.
Ndërkohë në dokumentarin e ri, Kath dhe nëna e saj Andrea u ulën përballë me Robertin, 37 vjeç. E motra i korrigjoi me guxim fjalët e tij, kur ai e qunte përdhunimin “intimitet”.
Në fillim të programit, Kath tregoi arsyen e pse po përballet me të vëllanë nëpërmjet një programi televizi. “Kam jetuar me këtë sekret për 25 vjet dhe është një kohë e gjatë. Është sikur po jetoj një jetë të dyfishtë. Unë nuk mund të vazhdoja të jetoja me këtë gënjeshtër. Kam nevojë të përballem dhe ta shikoj në sy”, ka thënë ajo.
33-vjeçarja ka rrëfyer se ajo ka patur marrëdhënie shumë të mirë me vëllain tjetër, Graeme, ndërsa me Robert dukej sikur “nuk ishte pjesë e saj”.
Ndërkohë nëna e saj u shpreh se “Kath ka qenë një fëmijë i lumtur dhe e ndritshme”. “Robert dukej shumë i ndarë, ai kishte miq por jo shumë. Dukej më i matur, vigjilent”, shtoi ajo.
Duke diskutuar se çfarë shpreson nga ky takim me Robertin, Kath tha: “Duhet ta kuptojë se ai është ai që shkatërroi gjithçka”.
Ndërkohë vetë Robert ka treguar se si nisi e githa: “Ishim te shtëpia e gjyshërve. Ndanim të njëjtin shtrat. Unë u emocionava fizikisht. Nuk mendoj se shkoi shumë më larg se ajo natë, por sinqerisht nuk mund ta kujtoj”.
Por Kath e kujtoi fillimin e abuzimit pak më ndryshe, duke thënë se filloi kur ajo ishte 7 vjeç dhe Robert ishte 11 vjeç.