LDK-ja kërkon kompromis të dhimbshëm nga Vetëvendosja

Sot janë bërë dy muaj prejse janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, por partia fituese e zgjedhjeve, LVV-ja, ende nuk ka arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në.

Derisa nga Vetëvendosja kanë thënë se për presidentin nuk duhet të flitet njëherë, nga LDK-ja këmbëngulin se kjo pozitë duhet t’u takojë atyre, shkruan sot gazeta Zëri.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po vazhdon të insistojë se marrëveshja me Vetëvendosjen duhet të jetë e baraspeshuar.

Zyrtarët e këtij subjekti thonë se me marrëveshjen finale LDK-së duhet t’i takojë pozita e kryeparlamentarit dhe ajo e presidentit. Vetëm kësisoj, sipas LDK-së, mund të vihet deri te marrëveshja përfundimtare për formimin e qeverisë së ardhshme.

Në të kundërtën, po që se Vetëvendosja nuk do që t’i japë këto dy pozita, sipas zyrtarëve të LDK-së, Vetëvendosja mund ta japë postin e kryeministrit dhe ta mbajë për vete pozitën e kryetarit të Kuvendit dhe atë të presidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme