Kreu i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka komentuar takimin në Tiranë, ku ndër të tjera është parë në një tavolinë me zyrtarin e Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, shkruan Reporteri.net.
Gjuriq ka thënë se ai mori pjesë në një tubim rajonal të partive politike nga e gjithë rajoni në kryeqytetin shqiptar, ku nuk u diskutua as qeveria e ardhshme dhe as bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës .
Ai mendon se është mirë që ka qenë në Tiranë, se detyra e tij është të bisedojë me siç i ka quajtur “separatistët”.
“Kam qenë mbi 200 herë në takim me separatistët në Bruksel dhe vende të tjera, për të mbrojtur pozicionin e Serbisë dhe Kosovës brenda Serbisë. … Kjo nuk është e këndshme, por detyra ime është të flas dhe shteti më paguan për këtë,” tha Gjuric.
Ai thotë se Sveçla, i cili ishte një nga pjesëmarrësit në tryezën e rrumbullakët, është një nga politikanët më ekstremistë shqiptarë dhe një nga bashkëpunëtorët më radikalë dhe të egër të Albin Kurtit, dhe se përfaqësuesit e partive të tjera politike nga Kosova nuk erdhën në ato bisedime, por e përdorën foton për të shkaktuar grindje të brendshme me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Ata që nuk erdhën dërguan dikë që të bënte një foto të darkës dhe më pas të fillonte një stuhi politike që e përdorën për përballjen e tyre të brendshme me Vetëvendosje, për të treguar se të tjerët ishin hipokritë dhe se ishin separatistë të vërtetë”, u shpreh Gjuriq.