Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka firmosur vendimin për të zgjatur edhe për një vit tjetër gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor. Sipas njoftimit zyrtar, ky vendim vjen për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme që situata në rajon paraqet për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së.
Në dokumentin e firmosur nga Trump, theksohet se gjendja e jashtëzakonshme u shpall për herë të parë më 26 qershor 2001, me Urdhrin Ekzekutiv 13219, si përgjigje ndaj dhunës ekstreme dhe përpjekjeve për të penguar zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në ish-Jugosllavi dhe rajonet përreth.
Më vonë, gjendja e jashtëzakonshme është zgjeruar përmes disa urdhrave të tjerë presidencialë, përfshirë Urdhrin Ekzekutiv 14033, të nënshkruar më 8 qershor 2021. Në këtë urdhër specifikohet se situata në territorin e ish-Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë dhe në Republikën e Shqipërisë përbën një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për interesat e SHBA-së.
“Më 8 qershor 2021, Presidenti nënshkroi Urdhrin Ekzekutiv 14033, i cili zgjeroi fushën e gjendjes së emergjencës kombëtare të shpallur në Urdhrin 13219, siç ishte ndryshuar, duke konstatuar se situata në territorin e ish-Republikës Federative Socialiste të Jugosllavisë dhe në Republikën e Shqipërisë (Ballkani Perëndimor), gjatë dy dekadave të fundit, përfshirë: minimin e marrëveshjeve dhe institucioneve pas luftës, si dhe korrupsionin e përhapur brenda qeverive dhe institucioneve të ndryshme në rajon”
“Më 8 qershor 2021, Presidenti nënshkroi Urdhrin Ekzekutiv 14033, i cili zgjeroi fushën e gjendjes së emergjencës kombëtare të shpallur në Urdhrin 13219, siç ishte ndryshuar, duke konstatuar se situata në territorin e ish-Republikës Federative Socialiste të Jugosllavisë dhe në Republikën e Shqipërisë (Ballkani Perëndimor), gjatë dy dekadave të fundit, përfshirë: minimin e marrëveshjeve dhe institucioneve pas luftës, si dhe korrupsionin e përhapur brenda qeverive dhe institucioneve të ndryshme në rajon pengon progresin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet euroatlantike, dhe për këtë arsye përbën një kërcënim të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së”, thuhet ne dokument.
“Veprimet e individëve që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet për stabilizim ndërkombëtar në Ballkanin Perëndimor, përfshirë aktet e dhunës ekstreme dhe korrupsionin, vazhdojnë të pengojnë progresin drejt qeverisjes demokratike dhe integrimit në institucionet euroatlantike,” thuhet në njoftim.
Për këtë arsye, gjendja e jashtëzakonshme do të mbetet në fuqi edhe pas datës 26 qershor 2025 për një periudhë shtesë prej një viti. Ky vendim publikohet në Regjistrin Federal dhe do t’i përcillet Kongresit Amerikan.




