Tre shqiptarë dënohen me burgim në Angli për rritje të kanabisit, thonë se ishin të detyruar

Një i ri shqiptar është dënuar me burgim pasi u kap në një fabrikë kanabisi në Teesside të Birminghamit, Angli.

F. Sherri, 23 vjeç, u kap duke u munduar të arratisej nga pjesa e pasme e shtëpisë gjatë një aksioni të policisë. Ata gjetën 165 rrënjë kanabisi në katër dhoma të ndryshme të shtëpisë.

Vlera e drogës shkonte nga 46 mijë deri në 138 mijë funte (rreth 163,000 euro). Sherri deklaroi para autoriteteve se kishte ikur nga Shqipëria për shkak të problemeve me tokat dhe kërcënimeve që kishte marrë.

Ai ka thënë se e kishin dërguar në Birmingham dhe kur kishte arritur te fabrika ajo kishte qenë edhe më përpara në funksion. Gjykata e Mbretërore në Teesside dëgjoi se të paktën tre persona ishin shfrytëzuar si “kopshtarë” për fabrikat e kanabisit.

Mediat shkruajnë se të tre këta persona janë hetuar në tre çështje të ndryshme. Në një tjetër rast bëhet fjalë për një shqiptar tjetër, i cili ka deklaruar se kishte arritur në Angli nga Irlanda për shkak të borxheve.

E. Harrari, 24 vjeç, tentoi gjithashtu të arratisej gjatë një aksioni policor në Thurnaby mëngjesin e 6 nëntorit. Ai qëndronte në një banesë ku u gjetën 226 rrënjë kanabis, vlera e të cilave shkonte mbi 189 mijë funte (rreth 224,000 euro).

Avokatja mbrojtëse tha se i riu shqiptar i detyrohej 8,000 euro një rumuni që e kishte sjellë në Britani. Pasi punoi në ndërtim në disa kohë, e kishin dërguar në shtëpinë në Thurnaby. Ai ishte kërcënuar për shkak se huadhënësit i kishin thënë që ia njihnin familjen në Shqipëri.

Ndërkohë nga ana tjetër Sherri ishte hidraulik me përvojë. Ai mendonte se duke shkuar në Britani do të gjente një punë të ndershme, por përfundoi duke rritur bimët e kanabisit.

Dy shqiptarët nuk kishin pasur dënime të mëparshme. Gjykatësi e pranoi faktin që ata ishin shfrytëzuar nga kriminelët. Megjithatë dha 16 muaj burgim për Harrarin dhe 13 muaj burgim për Sherrin.

Burg u dha edhe për një shqiptar tjetër, 23-vjeçarin H. Bruci. Në banesën e tij u gjetën 213 rrënjë kanabis. Shqiptari deklaroi se ishte detyruar të ujiste rrënjët e drogës pasi kishte frikë të largohej. Ai do të vuajë dënimin me 36 javë burg./tvklan.al

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme