Flasin prindërit e çiftit që u vetëhelmuan: S’e prisnim, s’dinim që kishin probleme

E rëndë është ngjarja që ka ndodhur në fshatin Xhyrë të Librazhdit, ku një çift të rinjsh të sapomartuar kanë dashur t’i japin fund jetës së tyre duke u helmuar. Ata janë gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore nga mamaja e djalit.

Ndërkohë, policia ka marrë në pyetje familjarët e çiftit si dhe prindërit e të dyve. Ata janë shprehur të habitur nga kjo që ka ndodhur. Sipas prindërve, një gjë të tillë nuk e prisnin kurrë.

Me lot në sy, prindërit janë shprehur se nuk kanë qenë në dijeni të ndonjë konflikti para apo pas martesës së Olsit dhe Rezartës.

Prindërit kanë thënë në polici:

Kishin vetëm 5 ditë të martuar. Nuk na kanë thënë asgjë se kishin konflikt apo probleme me njëri-tjetrin. Edhe para martese nuk dimë të kishin konflikt. Jemi të shokuar nga ajo se çfarë na ndodhi. Nuk dimë çfarë të themi”.

Gjithë ngjarja ka ndodhur në rrethana të mistershme dhe ende nuk dihen detajet e saj. Teksa policia vijon hetimet, e reja ndërroi jetë, ndërsa 27-vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Elbasanit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme