Hysni Ismaili: Së shpejti do të bëhet hapja solemne e Teatrit Shqiptar në Shkup

Të hënën mbrëma, në emisionin “Target” në Almakos nga Emad Mehmeti, i ftuar ka qenë ministri i Kulturës i Maqedonisë nga Alternativa, Hysni Ismaili. Gjatë një bisede më të gjatë ai ka pohuar se “janëi në përfundim e sipër punimet te Teatrit Shqiptar në Shkup, ku së shpejti pritet të bëhet hapja solemne, me çka ky institucion do vazhdojë të mbetet vatër e kulturës së shqiptarëve të këtushëm”.

“Jemi në përfundim të punimeve të Teatrit në Shkup, ku së shpejti pritet të bëhet hapja solemne, e cila mbetet të jetë vatër e kulturës në vend”, ka thënë ministri i Kulturës, Hysni Ismaili për emisionin “Target” në Almakos.

Ai ka shtuar se “projekti ‘Teatri Shqiptar i Shkupit’ qëmoti ka qenë i premtuar nga pushtetet e kaluara, duke u lënë anash, ndërsa fatmirësisht me ardhjen e Alternativa-s në dikasterin e Kulturës punët për Teatrin e Shkupit u përshpejtuan dhe se ai tani më është para përfundimit, madje së shpejti pritet të bëhet edhe hapja solemne”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme