Pezullohet nga puna edhe infermierja që i ofroi ndihmë Deharit

Dy ditë pasi Ministria e Drejtësisë pezulloi nga puna zyrtarët e qendrës së paraburgimit në Prizren, nga vendi i punës është pezulluar edhe infermierja, e cila i kishte ofruar ndihmë mjekësore ditën tragjike Astrit Deharit.

Ndaj saj gjithashtu janë iniciuar procedurat disiplinore. Shërbimi Shëndetësor i Burgjeve gjithashtu ka marrë vendim që kryeinfermieren e qendrës së paraburgimit në Prizren ta ulë në pozitën e infermieres, duke iniciuar edhe procedura disiplinore ndaj saj, raporton KTV.

Shërbimi nuk ka dhënë detaje se cilat janë të gjeturat që iniciuan këto masa, por Inspektorati kishte konstatuar se intervenimi i zyrtarëve korrektues ishte i plogësht.

Raporti i Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë gjithashtu konstaton se zyrtarët korrektues ishin sjellë në kundërshtim me rregullat e sigurisë për situata të tilla emergjente, duke i lënë të paraburgosurit në korridore dhe në dhomën e të burgosurit ku ka ndodhur incidenti.

Me këtë veprim, sipas Inspektoratit, ata në mënyrë të pavetëdijshme kanë rrezikuar asgjësimin e provave në vendin e ngjarjes.

Intervenimi fizik i oficerëve të burgut nuk ka qenë i shpejtë dhe profesional, ashtu siç do të duhej të veprohej në rastet emergjente.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme