Mërgimtarët lëshojnë Kosovën pas festave, krijohen kolona të gjata në kufi.
Me përfundimin e festave të fundvitit, edhe mërgimtarët kanë nisur të kthehen në vendet e tyre pas pushimeve të kaluara në Kosovë.
E kjo ka shkaktuar pritje dhe kolona të gjata në kufi.
Si edhe në të shumtën e rasteve, gjendja më problematike është në pikën kufitare të Merdares.
Ndërkaq, në pikat tjera kufitare gjendja është dukshëm më e mirë dhe nuk ka pritje të gjata.