Është djegur në Patos banesa e Martin Skëndaj, gardiani të burgut që më 19 dhjetor vrau me 13 plumba ish-të dashurin e motrës dhe kushëririn e tij.
Ende nuk dihen hollësi për shkaqet e këtij zjarri por dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie e qëllimshme.
Përndryshe banesa ka qenë e pabanuar dhe familjarët e Skëndajt janë larguar nga fshati Kuqar Patos pas krimit të rëndë që u mori jetën dy të rinjve.
Për Martin Skëndaj gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg.
Sipas hetimeve shkak për krimin e rëndë ka qenë një lidhje dashurie që motra e gardiantit kishte me viktimën Manol Rrapaj.