Vdekjet nëpër motelet e Gjilanit nuk ndalen: Mësohen arsyet e vdekjes se 72 vjeçarit

Prostitucioni ka shënuar rritje në Kosovë, qoftë përmes qendrave të masazheve, lokaleve të natës e deri tek vajzat që ofrojnë marrëdhënie seksuale me para.


Kështu ofrimi i marrëdhënie seksuale me para ka shënuar rritje të madhe në Gjilan, ku nga kjo mënyrë shumë persona të moshuar po e pësojnë duke vdekur nëpër motelet e qytetit.

Atak kardiak, janë shumica e viktimave të moshuara që vdesin gjatë marrëdhënieve seksuale në Gjilan, krejt kjo për shkak të konsumimit të medikamenteve, siç është ‘viagra’.

Kështu mbrëmë një tjetër person ka vdekur në një motel ‘Dardani’ në Gjilan.

Viktima që është gjetur në motel i vdekur është i moshës 72 vjeçare, ku ai derisa po kryente marrëdhënie seksuale me një grua të cilës identiteti dhe mosha momentalisht nuk i dihet, ka vdekur.

Gruaja e cila ishte me të dhe po i ofronte marrëdhënie seksuale në këmbim të parave ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin dhe ka treguar se tanimë rasti po hetohet, kurse trupi i viktimës është dërguar në obduksion.

“Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K/Shqiptar. Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka deklaruar Ismet Hashani zëdhënës i Policisë rajonale të Gjilanit.

Një vdekje e njëjtë kishte ndodhur edhe në mars të vitit 2019, ku një 74 vjeçar kishte vdekur nga konsumimi i tepërt i viagrës duke i shkaktuar atak kardiak.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme