Nagavci thotë se nëse nuk bëhet qeveria vendi shkon në zgjedhje

 

Nënkryetarja e Kuvendit, përndryshe deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka thënë se nëse nuk arrihet marrëveshje me LDK-në për koalicionin qeverisë, atëherë mund të ketë zgjedhje të reja dhe vullneti i qytetarëve duhet të kthehet sërish tek ata.

“Nëse për arsye që nuk varen prej nesh nuk arrihet implementimi i vullnetit të qytetarëve duhet të kthehemi te qytetarët”, ka pohuar Nagavci duke rikujtuar se kanë dalë të parët në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ndryshe, dje përmes një letre VV-ja refuzoi ofertën e LDK-së. Kryetari i kësaj partie Albin Kurti midis tjerash thotë se kërkesa për largimin e  kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, është qasje jodemokratike.

Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se këtë letër nuk e konsideron si përgjigje zyrtare edhe pse shpreh interesim që të përmbyllet ky proces.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme