QKUK: ​Një person ka vdekur që 8 ditë, nuk po lajmërohet askush për ta marr kufomën e tij

Policia e Kosovës ka raportuar se nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës është njoftuar se më 9 janar një person ka ndërruar jetë.


Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, pasi që nga ajo ditë nuk është lajmëruar asnjë dëshmitar-familjar i viktimës.

“Me 16.01.2020 është raportuar se trupi i pajetë i viktimës mashkull i cili me 09.01.2020 kishte ndërruar jetë në QKUK, me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, pasi që nga ajo ditë nuk është lajmëruar asnjë dëshmitar-familjar i viktimës” thuhet në raportin e policisë.

Kujtojmë se trupi i viktimës gjendet që 8 ditë në QKUK.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme