Një grua është gjetur pa shenja jeta në banesën e saj të mërkurën në rrugën “Eliot Engel” Pejë.
Sipas raportit të Policisë, njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.