Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, t’ia cakton emrin e mandatarit të qeverisë së re, mirëpo kjo nuk ka ndodhur akoma nga ky i fundit, ani pse tash e 100 ditë kanë kaluar nga mbajtja e zgjedhjeve, transmeton Gazeta Metro.
Por, sot Lëvizja Vetëvendosje ka ritheksuar edhe një herë se brenda afateve do të bëjnë edhe dorëzimin e emrit për mandatar, por, pa saktësuar se kur do të ndodhë një gjë e tillë, duke thënë siç parashihet me Kushtetutën e vendit.
Zëdhënësi i këtij subjekti politik, Arlind Manxhuka, po thotë që me kohë do ta njoftojmë opinioni publik dhe presidentin e vendit..
“Në këtë drejtim ne po bëjmë të gjitha përpjekjet që sa më parë të kemi Qeverinë e re, ndërkaq siç është theksuar në mbledhjen e fundit të Kryesisë – pa u vonuar ne sigurisht se do ta dërgojë emrin e mandatarit ashtu siç parashihet me Kushtetutë dhe me këtë rast ne do ta njoftojmë opinionin publik me kohë kur do ta dorëzojmë emrin e mandatarit”, ka thënë Manxhuka.
Ky reagim i Vetëvendosjes ka ardhur pak kohë pas presidenti Thaçi tha se do të ndërmerr veprime kushtetuese në rast se nuk gjendet zgjidhje për formim të institucioneve.