29 vjetori i Shoqatës Çamëria/ Idrizi: Amanetin e të parëve tanë s’e tret as dheu

Këtë të shtunë, Shoqata Patriotike Çamëria zhvilloi një takim përkujtimor në kuadër të 29 vjetorin e themelimit të saj. I ftuar në takim, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, është shprehur se nuk e mendonte kurrë që një burrë shtetas shqiptar, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama, mund të bënte tregti me të drejtat dhe trojet shqiptare.

Idrizi më tej tha, se sa i takon Çështjes Çame, të gjitha përgjigjet i ka dhënë vetë shteti grek, duke filluar nga mos-heqja e ligjit të luftës deri në vendosjen e përmendoren e Napoleon Zervës në qytetet greke.

 

“Kanë kaluar 107 që kur Shqipëria u aneksua nga Greqia. Kanë kaluar 29 vjet nga krijimi i Shoqatës Patriotike Çamëria. Amanetin se tret as dheu. Kjo është arsyeja pse neve nuk ka tret as koha. Për të çuar deri në fund amanitin e të parëve, kthimin në Çamëri, drejtësi njerëzore dhe hyjnore për të vrarët nga Napoelon Zerva.

Burrështetasi që mburren me gjatësinë e tij, fliste dhe krenohej në emër të Çamërisë, ndërkohë u hoq fare nga programi i qeverisë shqiptare. Kemi arritur në një pikë ekstreme. Ne i kërkojmë palës shqiptare zbatimin e rezolutës, idiotët e palës greke na përgjigjen se Çështja Çame është njëlloj me çështjen e Vorio Epirit. Greqia ndërkohë në qytetet e saj ngre përmendoren e turpit të Napoleon Zervas.

Kemi bredhur 10 vjet me rradhë nëpër studio televizive duke u shprehur se Greqia Akoma nuk e ka hequr ligjin e luftës. Ndërkohë lideri shqiptar i përgjërohet Greqisë të bëhet rrobë, që të marë kryesinë e OSBE-së”, tha Idrizi.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme