Maqedoni:Gjykata në Strasburg, 6 vendime në favor të personave të lustruar

Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg, ka dhënë gjashtë vendime në favor të personave që janë ankuar se kanë qenë viktimë e lustrimit.

Siç bën të ditur agjentja qeveritare për përfaqësimin e Maqedonisë së Veriut para gjykatës evropiane, Danica Xhonova, vlera e dëmshpërblimit për këto gjashtë vendime kundër vendi është 32 400 euro.

Ajo për agjencinë e MIA ka sqaruar se përveç këtyre lëndëve nuk mund të jep informacione të tjera, nëse në Strasburg ka aplikime të tjera lidhur me këtë temë ose jo.

Xhonova ka theksuar se për momentin po vijojnë procedurat e lëndëve për Vlladimir Millçin, Kirill Psaltirov dhe Nikollçe Babovski.

Gjykimi i parë në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut, kundër procesit të lustrimit në Maqedoni ishte për ish gjykatësin e kushtetueses Trendafil Ivanovski, të publikuar në janar të vitit 2016, vendim ky që u bë i plotëfuqishëm në prill të vitit të njejtë. Më pas ka vijuar gjykimi për Petar Karajanov, në vitin 2017.

Në 2018-tën për Isak Ajrulin dhe Nikolla Kosturskin. Gjykimet e fundit kundër procesit të lustrimit nga ana e Gjykatës evropiane janë publikuar në vitin 2019, gjegjësisht në shtator u publikuan vendimet për Dragi Bileskin dhe në nëntor për ish deputedin e PPD-së Sefedin Haruni.

Qeveria më 24 dhjetor 2019, miratoi tekstin e Projektligjit për anulimin e ligjit për lustrim, i cili ndodhet në procedurë parlamentare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme