Edhe pse u propagandua me bujë nga kryeministri Rama, tashmë është edhe kompania ‘Air Albania’ që lë pasagjerët të presin në aeroporte, pa dhënë një shpjegim.
Denoncimi vjen nga vetë pasagjerët të cilët kanë tri ditë që presin të udhëtojnë me Air Albania sipas prenotimit që kanë bërë. ‘Na thonë njëherë ka defekt, njëherë s’ka furnizim-shprehen pasagjerët. Ndërkohë që disa nga pasagjerët kanë mbetur në Malpensa, Milano, ndërsa kanë prerë biletat.