Merkel uron shqiptarët, jep një lajm të mirë për të ardhmen në BE

Kancelarja Gjermane Angela Merkel e ka nisur konferencën e saj me kryeministrin Edi Rama në Berlin, duke uruar Shqipërinë për festën e Pavarësisë.

Merkel ka vlerësuar vendin tonë për ecurinë në e zbatimit të reformave, dhe tha se Gjermania do të jetë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Urimet më të përzemërta në ditën kombëtare të tyre. Shqipëria është bërë partner i rëndësishëm, aleate e fortë në NATO. Ndihemi të lidhur ngushtë. Konstatojmë që Shqipëria në vitet e fundit ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në fushën e reformave. Në raportin e fundit, KE e ka vlerësuar këtë zhvillim, unë uroj përzemërsisht kryeministrin Rama për këtë zhvillim

Gjermania është përpjekur ta mbështesë Shqipërinë në këtë zhvillim.

Reforma juridike të mund të vihet në funksion dhe tani është e rëndësishmë që kjo rrugë e nisur të vazhdojë. KE ka përmendur 5 prioritete dhe këtu bën pjesë zbatimi i kësaj reforma lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit. Këto janë hapa të përheshme që duhen kryer. Padyshim që edhe Shqipëria do të punojë në përputhje me OSBE-në për zgjedhjet e ardhshme dhe do të bëjë më të mirën. Po të shohim luftën e brendshme politike duhet thëne se këtu duhet punuar.

Unë besoj që këtu janë kryer gjëra të rëndësishëm. Duhet shumë forcë dhe guxim për të arritur në këtë rrugë. Do të flasim se si mund të ndihmojë Gjermania për më tej”, tha Merkel.

Ky qëndrim mbështetës ndaj Shqipërisë vjen pas deklaratave të forta që bëri nga Tirana një deputet i partisë së Merkelit, CDU-së, kur tha se vendi ynë ka bërë hapa pas dhe se duhet të arrijë 7 pritshmëri para se Gjermania të japë votën e saj PRO rekomandimit pozitiv të Komisionit Evropian për çeljen e negociatave në BE. /Gazeta Express

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme