Koronavirusi, shkon në 213 numri i viktimave dhe mbi 9 mijë të infektuar

Gjendja në Kinë sa vjen dhe rëndohet teksa numri i viktimave nga koronavirusi shkoi në 213 persona.

Ndërsa numri i rasteve i të infektuarve është rritur me 2000 brenda 24 orësh teksa numërohen mbi 9600 të tillë.

Organizata Botërore e Shëndetit shpalli gjendje emergjente globale për shkak të koronavirusit.

Ajo që shqetëson është se shumë vende nuk janë ende të gatshme t’i bëjnë ballë kësaj epidemie së pneumonisë virale.

Bordi Mbikëqyrës Global i Gatishmërisë (GPMB), një organ i pavarur, i krijuar në vitin 2018 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerësoi transparencën e Kinës për sa i përket shpërndarjes së informacioneve, përfshirë dhe sekuencën e gjenomit të virusit dhe bashkëpunimi i fortë mes Kinës dhe vendeve të prekura nga epidemia e pneumonisë virale.

Ky organizëm është shprehur i shqetësuar nga fakti se shumë vende nuk janë të përgatitura për t’i bërë ballë këtij kërcënimi.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme