Lista Serbe nuk do e pengojë formimin e institucioneve të Kosovës.

Lista Serbe nuk do të jetë pengesë për formimin e institucioneve të Kosovës.
Kështu ka deklaruar sot nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq duke potencuar se nuk do të lejojnë që dikush nga politikanët t’i fajsojë ata për ndonjë dështim eventual.

“E vërteta është se Lista Serbe nuk do të jetë pengesë për formimin e institucioneve, para së gjithash më e rëndësishmja është që të parandalojmë nëse dikush nga Prishtina tenton të na vë neve fajin nëse dështojnë”, ka thënë Simiq për RTS-në, përcjell lajmi.net.

Tutje, ai ka theksuar se sot do të bisesojnë më drejtorinë e zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Marko Gjuriq rreth dy ministrive me të cilat pritet të udhëheq Lista Serbe.

Simiq ka shtuar se këto dy poste ministrore iu dhanë Listës Serbe nga populli serb në Kosovë më 6 tetor në zgjedhje.

“Kur flasim për formimin e qeverisë, ne po flasim edhe për hapat që duhet të ndërmerren nga pala kosovare si heqja e tarifave, vazhdimi i dialogut, zvogëlimi i tensioneve dhe arritja e një kompromisi përfundimtar”, ka përfunduar Simiq.

Qeveria Kurti pritet të votohet nesër, ndërsa sot Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëqeverisje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme