Prindërit e ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit janë parë në Kuvend të Kosovës, pak para votimit të qeverisë Kurti, raporton Televizioni T7 nga vendi i ngjarjes.
Seanca pritet që të fillojë për pak minuta, derisa në Kuvend momentalisht kanë hyrë disa prej deputetëve.
Albin Kurti, i mandatuari për kryeministër momentalisht është duke mbajtur një takim me pakicat.